Barcelona i ka mbyllur llogaritë që në pjesën e parë mesa duket në transfertën ndaj Valencia, e vlefshme për javën e 4-të në La Liga. Barcelona kryeson 0-2, pas 45 minutave të para.
Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku Lamine Yamal dërgoi topin në rrjetë me një gjysmë parabël të bukur, pas asistit të Fermin Lopez. SHIKOGOLIN1
Në minutën e 9-të, Yamal gjeti sërish golin, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të, Barcelona dyfishin shifrat me Fermin Lopez, i cili shënon me një goditje të bukur brenda zonës, pas asistit të Anthony Gordon. SHIKOGOLIN2
Në minutën e 29-të, dëmtohet Eric Garcia dhe në vend të tij futet Jules Kounde. Në minutën e 40-të, Barcelona i afrohet golit të tretë, por goditja e Fermin Lopez përplaset në shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për katalanasit.
The post Barcelona bën spektakël në “Mestalla” dhe e mbyll pjesën e aprë në avantazh të dyfishtë ndaj Valencia (Video) appeared first on Telesport.
