Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Champions League. Katalanasit kanë fituar 7-2 ndaj Newcastle, në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Ndeshja e parë në “St.James’Park” ishte mbyllur në barazim 1-1.

Katalanasit shënuan tri gola në pjesën e parë. Raphinha zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të, Marc Bernal shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 dhe Lamine Yamal shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, golin e tretë dhe të avazntazhit 3-2 në fund të pjesës së parë. Dy golat e vetëm për Newcastle u shënuan nga Antony Elanga.

Pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit. Në minutën e 51-të, ishte Fermin Lopez që shënoi golin e katërt, pas një aksioni të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Raphinha. Në minutën e 56-të, Rpahinha kroson nga këndi, Robert Lewandowski shënon me kokë golin e pestë për Barcelonën.

Në minutën e 61-të ishte sërish Lewandowski që shënon golin e dytë personal dhe të gjashtin për Barcelonën, pas asistit të Lamine Yamal. Në minutën e 72-të, Raphinha përfiton nga një top i humbur në zonë nga anglezët dhe shënon golin e shtatë.

Lajmi i vetëm i keq për Barcelonën ishte dëmtimi i Joan Garcia, i cili u zëvendësua në minutën e 80-të. Barcelona fiton 7-2 dhe tani mendon për çerekfinalet.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona “çmonton” Newcastle në “Camp Nou” dhe fluturon drejt çerekfinaleve (video) appeared first on Telesport.