Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e Anglisë, Marc Guehi, i cili luan te Crystal Palace.

24-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij në Premier League. Vlera e tij aktuale është 45 milionë euro, shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga financat e Barcelonës, por mbrojtësit i skadon kontrata aktuale me Crystal Palace në qershorin e vitit 2026 dhe klubi katalanas synon transferimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Deri tani mbrojtësi ka refuzuar propozimet e Crystal Palace për rinovim kontrate dhe nëse situate nuk ndryshon rrugës, Marc Guehi do transferohet te Barcelona verën e ardhshme si lojtar i lirë. Po ashtu për mbrojtësin ka interes të madh dhe nga Newcastle dhe Bayern, por Barcelona është më pranë tij.

The post Barcelona do të bëjë një super transferim pa asnjë kosto, por duhet pritur viti 2026 appeared first on Telesport.