Starti i Barcelonës këtë sezon ka qenë mbresëlënës dhe statistikat e dëshmojnë. Katalanasit kanë thyer rekorde që datojnë që nga periudha para Luftës Civile Spanjolle. Sipas gazetarit Oriol Jové të RAC 1, Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick është skuadra e parë që fiton 8 ndeshjet e para zyrtare të sezonit që nga periudha para konfliktit.
Gjithashtu, kjo është Barcelona që ka shënuar më shumë gola në 8 ndeshjet e para zyrtare të sezonit, 36. Forma e katalanasve shtrihet edhe në arenën europiane. Barcelona është, me diferencë, skuadra që ka shënuar më shumë gola në total, duke marrë parasysh La Liga-n dhe Champions League.
Katalanasit kanë edhe mesataren më të lartë të golave për ndeshje, pavarësisht se në La Liga janë zhvilluar më shumë javë. Barcelona shënon mesatarisht 4.50 gola për ndeshje, duke lënë pas Bayern Munich (3.8), Manchester City (2.83) dhe Interin (2.67).
The post Barcelona e këtij sezoni, më efikasja që nga periudha para Luftës Civile Spanjolle appeared first on Telesport.
