Barcelona ka fituar 7-1 ndaj Valencia-s në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Katalanasit shënuan 3 golat e parë në harkun e 10 minutave lojë.
Pas një aksioni të shpejtë në krah, Yamal jep një asist të mrekullueshëm për Frenkie De Jong, holandezi dërgon topin në rrjetë pa u mbushur 3 minuta lojë.
Pesë minuta më vonë, djemtë e Flick shënojnë golin e dytë, këtë herë me Ferran Torres, i cili dërgon topin në rrjetë pas pasimit të marrë nga Balde.
Goli i tretë u shënua nga i zakonshmi Raphinha në minutën e 14-të, braziliani shënoi një gol shumë të bukur pas një pasimi fantastik të Fermin Lopez.
Më pas ishte pikërisht ky i fundit që shënoi edhe dy herë të tjera, në minutat 24′ dhë në fund të pjesës së parë. Miqtë shënuan golin e nderit në minutën e 60′ me Hugo Duro.
Nuk mund të mungonte Robert Lewandowski pa shënuar në këtë sfidë, polaku shënoi golin e gjashtë për Barcelonën pas pasimit të marrë nga Fermin Lopez.
21-vjeçari sapnjoll pati një performance të jashtëzakonshme sot, ku shënoi 2 gola dhe dha dy asiste dhe jo më kot u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Në minutën e 75-të ishin vetë lojtarët e Valencia-s që dërguan topin në rrjetën e tyre. Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 42 pikë, 3 pikë më pak se Atletico e vendit të dytë dhe 7 pikë më pak se Real Madrid në vendin e parë.
SHIKO GOLAT BARCELONA-VALENCIA 7-1
The post Barcelona e pamëshirshme ndaj Valencia-s, Fermin Lopez me performancë të jashtëzakonshme (video) appeared first on Telesport.
