Barcelona dëshiron të forcojë sulmin e saj për sezonin e ardhshëm dhe tashmë po vlerëson disa lojtarë për t’i synuar gjatë verës.

Duke pasur parasysh situatën e tyre financiare, klubi nuk do të jetë në gjendje të ndjekë sulmues të kalibrit të Haaland ose Julian Alvarez, të cilët shpesh janë lidhur me “blaugranët”, por do të duhet të marrë në konsideratë alternativa më të lira.

Sipas raportimeve në disa media spanjolle, emrat që po merren në konsideratë janë Etta Eyong dhe Serhou Guirassy. I pari është sulmuesi i Levante, 22 vjeç, që ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tre asiste në dhjetë ndeshje të La Liga.

Kontrata e tij skadon në qershor 2029 dhe afrimi i tij është brenda parametrave të Barcelonës. Disi më i vështirë afrimi i sulmuesit të Borussia Dortmund, por gjendja e tij po monitorohet gjithashtu nga afër nga klubi katalanas.

The post Barcelona ende në vështirësi financiare, synon dy opsione “me kosto të ulët” për sulmin appeared first on Telesport.