Përveç transferimit të emrave të mëdhenj, Barcelona është e vëmendshme edhe ndaj talenteve të reja. Njëri prej tyre është edhe Yan Diomande, sulmuësi anësor i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë te Leipzig, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 7 asiste.
19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka profilin e një lojtari modern i shpejtë, vertikal, me aftësinë për të mposhtur mbrojtësit në situatat një me një dhe me një aftësi të shkëlqyer për të krijuar rrezik të vazhdueshëm. Te Barcelona e shohin Diomande, si partnerin ideal për të forcuar linjën sulmuese dhe sidomos për të krijuar një dyshe të jashtëzakonshme bashkë me Lamine Yamal.
Problemi është se Leipzig kërkon jo më p[ak se 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin, të cilin e kërkon gjysma e Europës dhe gara për të në verën që po vjen do të jetë shumë e fortë.
The post Barcelona gjen partnerin ideal në fushë për Lamine Yamal, vetëm se ka një problem: kushton 100 milionë euro appeared first on Telesport.
