Barcelona po përgatit një transferim për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Pas kalimit te Colochoneros nga Manchester City, argjentinasi ka shkëlqyer për Atleticon në sezonin e tij të parë në La Liga.
Barcelona e shikon Alvarez si një zëvendësim të mundshëm për Robert Lewandowski-n, 36 vjeç.
Kontrata e polakut me Barcelona-n skadon pas sezonit të ardhshëm dhe Barcelona po kërkon një trashëgimtar të veteranit.
Megjithatë, do të jetë e vështirë për Barçën të nënshkruajë Alvarez këtë verë.
Në mesin e marsit, drejtori sportiv i Atletico Madridit, Carlos Bucero, tha se klubi nuk kishte asnjë qëllim ta shiste argjentinasin.
Kontrata e Alvarez me Atletico Madridin zgjat deri në verën e vitit 2030.
The post Barcelona gjen pasardhësin e Lewa-s, planifikon goditjen e bujshme appeared first on Telesport.