Barcelona vazhdon të punojë për kërkimin e talenteve të reja dhe mesa duket e kanë gjetur një të tillë, që mund të bëhet pasardhësi i Robert Lewandowski-t.
Lojtari në fjalë është Julian Hall, një sulmues vetëm 16 vjeç që aktualisht luan për Red Bull New York. Përparimi i tij në MLS ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha për shpejtësinë, aftësinë për të shënuar dhe pjekurinë në fushë, cilësi që e kanë bindur Barcelonën të vërë bast mbi të.
Edhe pse vlera e tij në treg është aktualisht në 500,000 euro, klubi katalanas është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë për të siguruar nënshkrimin e tij përpara se skuadrat e tjera të hyjnë në garë.
Nëse marrëveshja realizohet, Barcelona planifikon që fillimisht ta integrojë atë në ekipin B, ku ai mund të fitojë përvojë në futbollin spanjoll përpara se të bëjë kapërcimin përfundimtar në ekipin e parë.
Një tjetër opsion që po shqyrtohet është huazimi i tij në një klub të Kategorisë së Dytë, duke e lejuar atë të grumbullojë minuta, gjë që mund të përshpejtojë zhvillimin e tij. Synimi është që përparimi i djaloshit të jetë gradual, pa nxitim, por me vizionin se ai mund të jetë një lojtar kyç në të ardhmen e klubit katalanas.
Barcelona e di se gjetja e një pasuesi për Lewandowski-n nuk është një detyrë e lehtë, por te Julian Hall, ata shohin një sulmues me potencialin e nevojshëm për t’u përshtatur në projektin e tyre afatgjatë. Tani, vendimi i takon klubit, i cili do të duhet të bëjë një lëvizje nëse dëshiron të sigurojë një nga talentet më premtues në futbollin amerikan.
The post Barcelona gjen pasardhësin e Lewandowski-t, është vetëm 16 vjeç appeared first on Telesport.
