Pavarësisht se Marcus Rashford shkëlqeu në sezonin e fundit me 14 gola dhe 14 asiste, Barcelona nuk e ka të domosdoshme blerjen përfundimtare të anësorit anglez.
Sipas Daily Mail, klubi katalanas do të donte ta mbante sulmuesin, por jo me çdo kusht. Klubi katalanas thuhet se i paraqiti së fundmi Man. United një ofertë fillestare të vlerësuar në 15 milionë euro, gjysma e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh të rënë dakord në marrëveshjen e huazimit.
Sigurisht që oferta e katalanasve është refuzuar nga Man. United. Vetë lojtari dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por kjo gjë që do të ndodhë nëse kampionët e Spanjës do të paguajnë shifrën 30 milionë euro. Ndryshe, Rashford duhet të gjejë një destinacion të ri.
The post Barcelona i dërgon ofertën e parë zyrtare Man. United për Rashford, por refuzohet direkt appeared first on Telesport.
