Pavarësisht se është e detyruar të bëjë shitje gjatë merkatos për të siguruar të ardhurat e nevojshme për përforcimet që ka në mendje, Barcelona ka refuzuar një ofertë të fundit të Manchester United prej 120 milionë eurosh për Fermin Lopez, bën të ditur Fichajes.

22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni te katalanasit, ku ka kontribuar me 13 gola dhe 17 asiste. Ai është shumë i rëndësishëm për sistemin e Flick, pasi mund të luajë si mesfushor qendror, mesfushor anësor apo spe jo dhe në sulm.

Verën e kaluar Fermin Lopez ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por oferta e vetme konkrete ishte ajo e Chelsea-t prej 40 milionë eurosh, e cila sigurisht që u refuzua direkt nga klubi katalanas.

The post Barcelona i thotë “jo” ofertës 120 milionë euro nga Man. United. Nuk ka shanse që Flick të lejojë largimin e 22-vjeçarit appeared first on Telesport.