Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk të madh te Barcelona, gjë që është vënë re shumë shpesh këtë sezon, ku qendra e mbrojtjes ka qenë majft problematike në disa ndeshje.

Për të zgjidhur këtë problem, drejtuesit e Barcelonës po planifikojnë të bëjnë një goditje të bujshme gjatë verës. “Bild” zbulon se katalanasit janë shumë të interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck.

Barcelona është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për të transferuar në verën e ardhshme qëndërmbrojtësin 25-vjeçar, për të cilin ka interes të madh edhe nga klubet e tjera si PSG, Bayern dhe Real Madrid.

Para se të provojë transferimin e Schlotterbeck, Barcelona duhet të rregullojë situatën financiare dhe rregullin e famshëm 1:1.

The post Barcelona ka gati zgjidhjen për problemin kryesor të këtij sezoni, kushton 50 milionë euro appeared first on Telesport.