Një nga surprizat më të mëdha të verës është padyshim huazimi i Ronald Araujo nga Barcelona te Liverpool. Uruguajani nuk do të udhëtojë ditën e sotme me pjesën tjetër të skuadrës për miqësoren në Udine, zyrtarizimi te Liverpool pritet nga momenti në moment.
Formula e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerjeje. Mundo Deportivo zbulon se në rast se uruguajani bën për vetë Liverpool-in, klubi i kuq do t’i paguajë Barcelonës, plot 55 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm.
Vlera aktuale në treg e Araujo sipas Transfermarkt është 20 milionë euro dhe ai ka pasur një rënie të ndjeshme vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe problemet e tjera që nuk kanë lidhje me fushën e lojës.
Gjithsesi, Araujo është gati për një hap të ri në karrierën e tij dhe Barcelona shpreson që ai të shkëlqejë në Angli.
The post Barcelona kërkon të bëjë “bingo”, zbulohet shifra që do të paguajë Liverpool nëse do të bindet nga Araujo appeared first on Telesport.
