Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në Baku, Barcelona fitoi 1-4 ndaj debutuesve të Sabah.
Në minutën e 31-të, u zhbllokua takimi. Barcelona kaloi në avantazh, falë golit të shënuar nga Anthony Gordon. Anglezi dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së Karim Adeyemi.
Në minutën e 33-të, Gordon gjeti sërish golin, por u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje të Gabriel Jesus. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për katalanasit.
Barcelona e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar tre gola për 9 minuta. Në minutën e 51-të, përsëritet skena e golit të parë, Anthony Gordon dërgon në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit Pokatilov, pas goditjes së Gabriel Jesus.
Në minutën e 55-të, tjetër kundërsulmi shpejtë i Barcelonës që finalizohet me golin e Karim Adeyemi, pas asistit të Alejandro Balde. Ky është asisti i parë për mbrojtësin spanjoll në ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon. Në minutën e 60-të ishte radha e Gabriel Jesus për të gjetur golin, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase
Në minutën e 63-të, vendasit zunë në befasi mbrojtjen e Barcelonës dhe ngushtuan shifrat me Joy Lance Mickels. Barcelona fiton 1-4 dhe renditet në vendin e katërt me 12 pikë. Sabah mbetet në vendin e 32-të me vetëm 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër në Pragë, Villarreal fitoi 0-1 ndaj Salvia Prague. Vendimtar për “Nëndetësen” ishte goli i shënuar nga kanadezi Tajon Buchanan në pjesën e dytë.
The post Barcelona kryen me sukses misionin në Baku, Villarreal me fitore të madhe në transfertë (video) appeared first on Telesport.
