Barcelona fitoi 4-3 në fushën e saj ndaj Celta Vigo, ku katalanasit fituan në frymën e fundit pas një përmbysjeje spektakolare. Megjithatë, kjo fitore nuk ka kaluar pa pasoja për katalanasit.

Në minutën e 78-të, Robert Lewandowski la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij u aktivizua Gavi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se polaku ka pësuar një lëndim muskulor dhe sipas të gjitha gjasave nuk do jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit, të shtunën e ardhshme ndaj Realit.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por sulmuesi polak do mungojë të paktën 1 javë, ndaj dhe mungesa në “El Clasico” duket e sigurt. Gjithsesi, katalanasit shpresojnë që Lewandowski të rikuperohet plotësisht dhe të jetë titullar në dy sfidat gjysmëfinale në Champions League ndaj Interit.

The post Barcelona me “dhimbje koke” pas fitores spektakolare ndaj Celta-s, katalanasit humbin yllin e sulmit për finalen ndaj Realit appeared first on Telesport.