Barcelona nuk ka pritur fundin e sezonit, por ka vendosur që tani për një nga dilemat e mëdha në lidhje me të ardhmen e dy lojtarëve të sulmit: Robert Lewandowski dhe Ferran Torres.

Polaku ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet këtë sezon. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por mediet pranë klubit katalanas bëjnë me dije se me shumë gjasa Lewandowski do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Ndryshe nga polaku, Barcelona ka vendosur të dëgjojë ofertat që do të vijnë për Ferran Torres. 26-vjeçari po ashtu ka shënuar 16 gola këtë sezon, por nuk ka bindur plotësisht. Vlera e tij në treg llogaritet te 50 milionë euro dhe në rast se ofertat që do të vijnë do të jenë të njëjta me këtë shifër, me shumë mundësi Torres do të largohet në verë nga Barcelona.

The post Barcelona merr vendimin befasues për dyshen Lewandowski-Torres. Njëri do të qëndrojë, tjetri do të shitet appeared first on Telesport.