Barcelona ka vendosur të jetë shumë aktive këto ditë të merkatos. Katalanasit kanë siguruar transferimin e Joao Cancelo dhe të Rodrit. Ardhja e mesfushorit spanjoll ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të Gavit, pasi mbulojnë të njëjtin pozicon në fushë.

Sipas medieve spanjolle për Gavin ka pasur një interes të shtuar nga ana e Manchester United në ditët e fundit. Megjithatë, Sport zbulon se drejtuesit e Barcelonës nuk e mendojnë fare largimin e Gavit këtë verë, madje kanë filluar që tani nga puna për të rinovuar kontratën e 22-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2030.

Për të siguruar hapësirën e nevojshme në ekip dhe për të mbledhur të ardhua të mjaftueshme që mund të përdoren për transferimin e Julian Alvarez, Barcelona ka në fokus lojtarë të tjerë për t’u shtiur, si Marc Casado apo Hector Fort. Gavi është i paprekshëm.

The post Barcelona merr vendimin e rëndësishëm për Gavin pas zyrtarizimit të Rodrit appeared first on Telesport.