Tashmë dihet që Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë qëndror, pra të një 9-shi. Pas largimit të Robert Lewandowski-t, katalanasit janë të detyruar të ndërhyjnë në repartin e sulmit dhe të afrojnë një emër të sprovuar, për të arritur suksesin e munguar në Champions League.

Dëshira kryesore e Barcelonës është Julian Alvarez, por po shqyrtohen edhe emra të tjerë. Për të siguruar fondet e nevojshme për 9-shin e tyre të ri, Barcelona mund të detyrohet të sakrifikojë njërin prej yjeve të saj.

“Mundo Deportivo” zbulon se Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco nuk e përjashtojnë aspak mundësinë e shitjes së Raphinha-s këtë verë, si çelësi kryesor për të siguruar të ardhuruat për sulmuesin e ri.

Për brazilianin, i cili sezonin e fundit vuajti shumë nga dëmtimet, ka një interes të jashtëzakonshëm në Arabinë Saudite, ku Al-Hilal dhe Al-Nassr janë gati të bëjnë çmendurinë për të.

Në rast largimi, Barcelona pret të fitojë 90-100 milionë euro nga kartoni i Raphinha-s dhe sigurisht që për sulmuesin do të ketë një rrogë të majme, nëse pranon të transferohet në ligën saudite.

The post Barcelona në kërkim të një 9-shi, Raphinha mund të jetë çelësi… appeared first on Telesport.