Barcelona duket se ka bërë një kthesë 360 gradë në planet e saj në merkato, klubi katalanas ka vendosur të mos vazhdojë me interesimin për Nico Williams. Pavarësisht se anësori i ri i Athletic Club u identifikua merkaton e verës së kaluar si një objektiv prioritar për të forcuar sulmin katalanas, performanca e tij këtë sezon nuk i ka bindur drejtuesit e Barcelonës.

MundoDeportivo raporton se 22-vjeçari ishte një nga opsionet më të pëlqyera brenda klubit katalanas, veçanërisht për aftësinë e tij të driblimit dhe shpejtësinë në krahun e majtë. Megjithatë, performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, duke bërë që zyrtarët e Barçës të rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Një tjetër faktor kyç në këtë vendim është forma e shkëlqyer e Raphinha-s. Sulmuesi brazilian e ka vendosur veten si një pjesë kyçe në skemën e Hansi Flick, duke shfaqur një nivel të lartë që largoi dyshimet për vazhdimësinë e tij.

Drejtuesit e Barcelonës kanë hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të transferuar një anësor, ndërkohë që janë të fokusuar të afrimi i një qendërsulmuesi për të plotësuar sulmin, kërkesë e trajnerit Hansi Flick.

Ndalimi i interesit të Barcelonës ndaj Nico Williams është një lajm i keq për Lamine Yamal, i cili është shprehur disa herë publikisht se e sheh shokun e tij te Spanja si një partner ideal për të përmirësuar lojën në krahë te Barcelona dhe do ishte një ëndërr të luanin bashkë te klubi katalanas.

The post Barcelona nuk do të përmbushë “ëndrrën” e Lamine Yamal, klubi katalanas merr vendimin appeared first on Telesport.