Marcus Rashford ka rilindur pas huazimit nga Manchester United te Barcelona. Sulmuesi anglez ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asiste në 7 ndeshjet e para me katalanasit, duke treguar një formë shumë të mirë në fushë.

“The Sun” raporton se tashmë nuk ka vend për dyshime te drejtuesit e Barcelonës, ata do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të Rashford në fund të këtij sezoni.

Sipas marrëveshjes së bërë mes dy klubeve, Barcelona do t’i paguajë 35 milionë euro Manchester United për të blerë përfundimisht sulmuesin anglez. Përveç Rashford, që mund të konsiderohet pa frikë si përforcimi i parë i merkatos verore 2026, Barcelona synon të bëjë edhe goditje të tjera të bujshme, ku padyshim synimi kryesor është transferimi i një “top” sulmuesi qendëror, pasi do të largohet Lewandowski.

The post Barcelona nuk pret më, bën që tani “transferimin” e parë për merkaton e verës së ardhshme appeared first on Telesport.