Si është gjendja e Robert Lewandowskit? Sulmuesi polak iu nënshtrua dje kontrolleve mjekësore. Problemi i shfaqur në këmbën e majtë gjatë ndeshjes kundër Celta do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë prej dy deri në tri javë.

Kështu, Barcelona e humbet atë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe rrezikon seriozisht të mos e ketë as për të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit. Një mungesë, siç është e qartë, shumë e rëndë.

Mjaftojnë disa shifra për ta kuptuar peshën e mungesës së polakut te blaugranët. Këtë sezon Lewandowski ka shënuar 25 gola në La Liga, 11 në Champions, 3 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupë. Një sulmues me 40 gola gjithsej.

Sidoqoftë, nuk janë vetëm numrat që tregojnë rëndësinë e polakut. Në moshën 36-vjeçare, do të bëhet 37 në gusht, deri të shtunën kishte zhvilluar një sezon pothuajse perfekt, me 46 ndeshje të luajtura dhe vetëm tri të humbura.

Por pikërisht këtu qëndron një kuriozitet, që në një farë mënyre mund t’i qetësojë tifozët blaugrana dhe të shqetësojë ata zikaltër, në funksion të Ligës së Kampionëve. Cili është ky kuriozitet? Epo, tre ndeshje pa Lewandowskin dhe tri “manita” nga Barcelona: 5 gola ndaj Mallorca në kampionat dhe po aq në Kupën e Mbretit ndaj Betis dhe Valencias.

E thënë kjo, nuk ka dyshime për peshën e mundshme të mungesës së Lewandowskit në një moment kyç të sezonit për katalanasit, por Barcelona, bazuar në statistika, ka treguar se di të ecë përpara edhe pa të.

The post Barcelona pa Lewandowskin do të thotë “manita”; 15 gola në 3 ndeshje pa polakun appeared first on Telesport.