Barcelona dëshiron të rinegociojë kushtet e marrëveshjes së marketingut që ka me “Spotify”. Platforma e transmetimit të muzikës ka një marrëveshje me klubin katalanas, e cila skadon verën e ardhshme. Presidenti Laporta kërkon rinovim me rritje në 120 mln euro në vit.
Aktualisht, Barcelona përfiton rreth 75 milionë euro në vit nga “Spotify”. Katalanasit kanë edhe një shifër prej 5 milionë eurosh në vit për të drejtat e emrit të stadiumit.
Problemi është se “Spotify” në kontratën ekzituese ka klauzolë që e lejon të rinovojë me të njëjtat kushte. Kjo nuk i pëlqen Laportës, i cili kërkon rreth 40 mln euro në vit më shumë.
The post Barcelona po pret firmën e madhe për të shpëtuar financat appeared first on Alsat.
