Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, skuadra e Barcelona është gati të përshpejtojë bisedimet për rinovimin e kontratave të Gerard Martín dhe Brian Fariñas.
Klubi katalanas po u jep përparësi zgjatjes së kontratave për lojtarët kyç dhe talentet e reja, duke i konsideruar ata si elemente qendrore të projektit afatgjatë të klubit.
Ndërsa është bërë përparim i dukshëm në marrëveshjet e reja për Raphinha, Xavi Espart dhe Marc Bernal, klubi “blaugrana” ka shtuar dy emra të tjerë prioritarë në axhendën e tij.
Duke qenë se kontratat e Martín dhe Fariñas skadojnë në vitin 2028, drejtori sportiv Deco synon të sigurojë të ardhmen e tyre para verës së ardhshme.
Gerard Martín është bërë një pjesë thelbësore e mbrojtjes së Hansi Flick pas një transformimi të jashtëzakonshëm nga mbrojtës krahu në qendërmbrojtës. Ai luajti një rol vendimtar në triumfet e sezonit të kaluar në La Liga dhe Superkupën e Spanjës dhe tani është gati për një rol kyç pas dëmtimit të Andreas Christensen.
Ndërkohë, Brian Fariñas ishte pranë largimit gjatë verës, përpara se Flick ta bindte të qëndronte edhe pse mesfushori 20-vjeçar nuk ka bërë ende asnjë paraqitje këtë sezon. Deco tashmë ka nisur bisedime pozitive me agjentët e të dy lojtarëve.
The post Barcelona punon për rinovimet e dy talenteve të ardhur nga akademia dhe po befasojnë këtë sezon appeared first on Telesport.
