Barcelonës thuhet se i është ofruar shansi për të nënshkruar me yllin e Liverpool, Darwin Nunez, si një zëvendësues afatgjatë të Robert Lewandowski.

Me Robert Lewandowski që mbush 37 vjeç këtë vit, Barcelona është e prirur të nënshkruajë një zëvendësues për sulmuesin legjendar.

Sipas gazetës katalanase El Nacional, sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, ka dalë si një nga opsionet e tyre.

25-vjeçari ka humbur rëndësinë e tij në Anfield pas ardhjes së trajnerit Arne Slot.

Paga e sulmuesit uruguaian, së bashku me çmimin e kartonit të tij, mund të mos jetë një operacion i lehtë për Barçën, për shkak të situatës së tyre ekonomike.

Megjithatë, burime pranë drejtorit sportiv të Barcelona-s, Deco, sugjerojnë se pala katalanase po studion një rrugë për realizimin e operacionit.

Klubi do të jetë i hapur për diskutime, veçanërisht nëse Liverpool konsideron një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje.

Për më tepër, Darwin Nunez gjithashtu thuhet se dëshiron t’i bashkohet Barçës.

Duke pasur parasysh shpejtësinë, aftësitë fizike dhe aftësitë e Nunez-it në presing, ai do të ishte një shtesë e vlefshme për Hansi Flick.

Sulmuesi i Liverpool ka kontribuar me 37 gola dhe 20 asiste në 120 ndeshje me Të Kuqtë. Marrëveshja e tij aktuale me Liverpoolin zgjat deri në qershor 2028.

The post Barcelona-s i ofrohet ylli i Premier League si zëvendësues për Lewandowski-n appeared first on Telesport.