Sevilla sonte ishte “viktima” e radhës e Barcelonës në La Liga.

Katalanasit fituan me lehtësi 1-4 në transfertë. Rezultat i pritshëm kur luajnë me formacionin titullar me forca të plota.

Pa u mbushur 10 minutat e para, Sevilla dhe Barcelona shënuan nga një gol. Fillimisht ishte Barcelona ajo që gjeti rrjetën me sulmuesin Lewandowski, i cili “bëri detyrën” pas 7 minutash lojë.

Sevilla reagoi shumë shpejt, duke barazuar në 1-1 me Vargas në minutën e 8-të. Kështu u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë pati po aq ritëm sa e para dhe shpejt erdhi goli i avantazhit të Barcelonës.

Fermin Lopez shënoi me asist të Pedrit, shoqëruar më pas me një gol të shënuar nga Raphinha për avantazhin e thelluar 1-3.

Me këtë fitore, Barcelona tashmë e sheh veten 2 pikë larg Real Madridit kryesues pas 23 ndeshjesh në La Liga.

The post Barcelona shkatërron Sevilla-n, goleadë e pamëshirshme në transfertë! 2 pikë larg kreut appeared first on Telesport.