Atmosfera në dhomat e zhveshjes së Barcelonës është bërë tepër e nxehtë. Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur pas një mesazhi të ashpër të publikuar nga Fermín, që mendohet se është në marrëdhënie të ftohtë me shokun e tij të skuadrës, Gavi, për shkak të konflikteve mes të dashurave të tyre. Marrëdhëniet mes të dyve duken më të largëta se kurrë, teksa përplasjet mes partnereve janë cilësuar si shkaku kryesor i tensioneve.

Fermín, në rrjetet sociale, ka shkruar: “Nuk fitojnë kurrë njerëzit e këqij, as ata që shikojnë nga ana tjetër, as ata që e kanë tradhtinë si stil jete dhe frikën si flamur. Është vetëm çështje kohe. Ata humbin çdo ditë, sepse maska me të cilën mbulohen çdo mëngjes do të bjerë dhe bota do t’i shohë për ata që janë vërtet”.

Mesazhi u fshi pas pak minutash, por kishte mjaftuar për të shkaktuar spekulime dhe polemika të shumta. Sipas zërave në rrjet, Berta Gallardo (e dashura e Fermín) dhe Ana Pelayo (e dashura e Gavi) nuk kanë raporte të mira. Dy vajzat thuhet se kanë shkëmbyer kunja e aluzione online, derisa Fermín ka shpërthyer me postimin e tij.

Más polémica en el Barcelona: ¿Gavi y Fermín rompieron su amistad por culpa  de sus novias?

Si shenjë të ftohjes së marrëdhënieve, më 5 gusht, Fermín ka qenë ndër të paktët lojtarë të Barcelonës që nuk i ka uruar Gavit ditëlindjen. Një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke pasur parasysh se të dy kanë qenë miq të ngushtë që nga fëmijëria, kur erdhën nga Andaluzia në “La Masia” dhe u rritën së bashku.

Po cilat janë partneret e tyre? Ana dhe Berta kanë shumë gjëra të përbashkëta; të dyja janë nga Sevilla dhe punojnë si influencuese. Ana, përveç aktivitetit online, vazhdon studimet universitare, ndërsa Berta ka lënë Fakultetin e Drejtësisë për t’iu përkushtuar rrjeteve sociale. Ana është gjithashtu shumë e lidhur me familjen e Gavit. Motra e tij, Aurora, është një nga mikeshat e saj më të mira.

The post Barcelona, tension në dhomat e zhveshjes. Gavi dhe Fermin Lopez, konflikt për shkak të të dashurave appeared first on Telesport.