Skuadra e Barceloaës ka arritur fitore me rezultat 3-1 në turneun parasezonal në Japoni ndaj Visel Kobe.
Pasi pati iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, blaugranasit e gjetën golin në minutën e 33-të përmes Erik Garsia-s që realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës. Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 42-të përmes Taisei Miyashiro i cili realizoi për 1-1 pas një gabimi të pafalshëm nga Pau Kubarsi.
Në pjesën e dytë Hansi Flik ndryshoi tërësisht përbërjen startuese, duke i dhënë hapësirë blerjeve të reja si Markus Rashford dhe Roni Bardghi
Ishte pikërisht Bardghji ai i cili në fund ia doli të realizonte për t’i dhënë epërsinë për herë të dytë Barcelonës. Pas një aksioni mirë të organizuar, Bardghji realizoi në minutën e 77-të për 2-1 pas asistimit nga Robert Levandovskit. Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes i riu Pedro Fernandez nga La Masia, i cili në minutën e 87-të realizoi për 3-1.
Barcelona tani do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera miqësore në Japoni, fillimisht ndaj Seullin pastaj ndaj Daegu-s.
The post Barcelona triumfon në turneun parasezonal, gol debutues për Roni Bardghji appeared first on Alsat.
