Barcelona ka marrë një fitore me plot vuajtje në “Estadio da Luz” ndaj Benfica, në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League.

Barcelona luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, pasi Pau Cubarsi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22-të, pasi  ishte lojtari i fundit që pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë sulmuesin e Benfica-s, Pavlidis. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0.

Në minutën e 60-të ishte Raphinha që zhbllokoi rezultatin, pasi shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fortë nga distanca. Braziliani përfitoi nga një gabim i vendasve, mori vetë topin dhe e dërgoi në rrjetë.

Pavarësisht tentativave të vendasve për të barazuar shifrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Barcelona merr një fitore shumë të rëndësishme për “biletën” drejt çerekfinaleve.

SHIKO GOLIN

The post Barcelona vuan, por fiton në “Estadio da Luz”! Raphinha nderon katalanasit (video) appeared first on Telesport.