Në vitin 2020, Barcelona bëri një goditje të bujshme në merkato, duke paguar 30 milionë euro te Braga për një 20-vjeçar të quajtur Francisco Trincao.
Transferimi te katalanasit nuk shkoi aspak mirë. Pas sezonit të parë te Barcelona, u huazua fillimisht te Wolves në Angli dhe më pas te Sportingu në Portugali. Klubi portugez u bind nga aftësitë e tij dhe gjeti gjuhën e përbashkët me Barcelonën për transferimin përfundimtar, 15 milionë euro.
Tani, në moshën 25-vjeçare, Trincao është një nga futbollistët më të rëndësishëm te Sporting Lisbon. Në 11 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Në sezonin e kaluar, anësori i djathtë shënoi 11 gola dhe dha 19 asiste.
Kontrata aktuale me Sportingun skadon në vitin 2027, por palët po punojnë për një rinovim deri në vitin 2030. Por, nuk përjashtohet as mundësia për një largim nga Sporting Lisbon. Klubi portugez është treguar i qartë për këdo që ka interes për Francisco Trincao: klauzola e tij është 100 milionë euro.
Verën e ardhshme, Trincao pritet të jetë protagonist i merkatos. Për anësorin portugez ka interes të madh nga klubet e Premier League.
The post Barclona nuk i besoi dhe e largoi për 15 mln euro, sot vlen 100 mln euro appeared first on Telesport.