Bradley Barcola tashmë është një lojtar i ri i skuadrës së Liverpool. Francezi deklaroi  se nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “reds” për të ndihmuar klubin të fitojë Premier League dhe të jetë një lojtar afatgjatë në skuadër.

Transferimi prej 123 milionë eurosh i anësorit nga PSG u konfirmua të hënën pas interesit afatgjatë të ekipit anglez këtë verë. “Është një krenari e madhe të jem në gjendje të luaj për Liverpool. Jam shumë i lumtur”, tha Barcola.

Më tej, 23-vjecari komentoi transferimin: “Më duhej shumë kohë, por jam vërtet i lumtur që jam në gjendje të luaj për Liverpool dhe e tëra që dua është të jem në fushë dhe të jem në gjendje të luaj”.

“Shpresoj të arrij gjëra shumë të mëdha. Para së gjithash, fitimi i Premier League, është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetën time. Dua të luaj gjatë këtu, ndaj nënshkrova një kontratë kaq të gjatë. Shpresoj se mund ta bëj“, tha Barcola.

The post Barcola: Erdha te Liverpool për të fituar Premier League dhe për të luajtur këtu sa më gjatë appeared first on Telesport.