Sot u zhvilluan dy takimet e fundit të javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e kësaj jave, në takimin që u zhvillua në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën mes Bashkimit dhe Vardarit.
Rastin më të mirë në këtë përballje e kishte Simonovski, por që nuk arriti të mposht portierin mysafirë. Në minutën e 54, kishte ndërprerje të takimit për disa minuta. Kjo më shumë për shkak se një fëmijë u rrëzua nga tribuna e stadiumit në terrenin e gjelbër.
Pas intervenimit të mjekëve, me makinën e ambulancës u drejtua në spitalin e Kumanovës. Ndërkohë në përballjen tjetër, skuadra e Struga Trim Lum, në terrenin vendas, mundi Pelisterin me 2-0 dhe u ndal në vendin e parë të renditjes në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
The post Bashkimi ndal Vardarin me barazim, Struga Trim Lum merr kreun e renditjes appeared first on Alsat.