Një teknik që drejtonte promterin e Shtëpisë së Bardhë përgjatë fjalimeve të presidentit Trump është urdhëruar të paguaj më shumë se 172 mijë dollarë, pasi përdori informacione të brendshme për të vendosur baste mbi përmbajtjen e fjalimeve të presidentit Amerikan Donald Trump.

Gabriel Perez u zbulua se kishte kryer baste mbi atë që Trump do të thoshte gjatë fjalimeve të tij, në periudhën nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, përmes platformës së tregjeve të parashikimeve Kalshi.

Komisioni Amerikan për Tregtimin e Kontratave të Ardhshme të Mallrave (CFTC), institucioni që mbikëqyr këtë treg, njoftoi se Perez do të duhet të dorëzojë fitime në vlerën e 107,539.02 dollarëve, si edhe të paguajë një gjobë civile prej 65 mijë dollarësh. Në total, shuma që ai është urdhëruar të paguajë kapërcen 172 mijë dollarë. Sipas Komisioni Amerikan për Tregtimin e Kontratave të Ardhshme të Mallrave, Perez kishte përdorur në mënyrë të paligjshme njohuritë që kishte paraprakisht mbi përmbajtjen e fjalimeve të Trump për të vendosur baste, duke shkelur detyrimin e besimit dhe konfidencialitetit që kishte në funksionin e tij.

Megjithatë, autoriteti rregullator bëri të ditur se masa e gjobës civile ishte reduktuar për shkak të bashkëpunimit të tij të konsideruar “shembullor” gjatë hetimit. Përveç pagesës financiare, Perez është ndaluar gjithashtu të kryejë aktivitet  në këto tregje për një periudhë prej tre vitesh. Ishte platofrma Kalshi e cila kishte identifikuar aktivitet te pazakonte bastes ne platformen e saj, ku përdoruesit parashikojnë nëse një folës do të përdorë fjalë, slogane apo emra specifikë shtetesh gjatë një fjalimi.

Sipas kompanisë, analizat e të dhënave të llogarive çuan në identifikimin e një punonjësi federal, i cili operonte teleprompterët në Shtëpinë e Bardhë. Aktiviteti më pas iu raportua autoriteteve rregullatore. Kalshi kishte paralajmëruar se deklaratat e liderëve politikë, përfshirë presidentët amerikanë dhe drejtuesit e Rezervës Federale, mund të shkaktojnë lëvizje prej miliarda dollarësh në tregjet valutore, kontratat e naftës dhe tregun e aksioneve.