Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një bastisjeje në Bogovinë është gjetur drogë dhe një person është privuar nga liria.
“Më 01.05.2026 në orën 06:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe PO Kamjan, në bazë të urdhrit të gjykatës, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e B.Z. (41) në fshatin Bogovinë. Gjatë bastisjes është gjetur materie pluhurore e bardhë dhe mjete për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepër penale. B.Z. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, njoftuan nga MPB.

The post Bastisje në Bogovinë, sekuestrohet drogë, arrestohet një person appeared first on Alsat.