Më datë 23.04.2026 në orën 10:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit A.J. (78) në Tetovë. Bastisja është kryer në lidhje me dyshimin për vepër penale “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”, e dënueshme sipas nenit 379 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente që lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
