Gazetar: Angell Dimovski
Progresi i vërtetë ekonomik i komunave varet nga menaxhimi cilësor dhe investimet strategjike, shprehet ekonomisti Abil Baush.
Në analizën e procesit zgjedhor në studion e Alsat, Baush tha se Shkupi ka ndikimin më të madh ekonomik dhe me zbatimin e duhur të projekteve të mëdha, siç është transporti i shpejtë, mund të bëhet motor i zhvillimit.
Sipas tij komunat në të gjithë vendin duhet të fillojnë të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme ligjet për zhvillimin e barabartë rajonal dhe të krijojnë strategji të qarta për investime.
“Nuk është rritje ekonomike nëse merr kredi prej 250 milionë dhe thjesht shtron asfalt”, thekson Baush.
Sipas ekonomistit Baush, derisa flasim për projekte siç është kanalizimi, uji, mbeturinat dhe deponitë ilegale, do të ngecim. Ai thotë se Maqedonia e Veriut ka nevojë për projekte thelbësore, siç janë arsimi, shëndetësia, ekologjia dhe ndërtimi i infrastrukturës.
Baush shton se për të pasur rritje ekonomike, vendi duhet të vazhdojë drejt procesit të integrimeve evropiane dhe se me kredi të dyshimta, pa partneritet, pa treg të përbashkët dhe pa aleatë të fortë, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik./ Alsat.mk
The post Baush: Zhvillimi i komunave varet nga zbatimi i projekteve appeared first on Alsat.