Bayern Munich mer një fitore tepër të rëndësishme pas asaj ndaj Frankfurt. Skuadra e Kompany ka mundur 3-1 Stuttgart në fushën e këtyre të fundit me rezultat 3-1 në një mbrëmje që nisi keq me një eurogol nga mesfushori Stiller, që është gjithashtu një ide merkatoje për ekipin e Mynihut, duke qenë se është rritur gjithashtu aty.
Vendasit shënuan të parët dhe vunë në vështirësi Bayern Munich, por megjithatë skuadra e Kompany reagoi dhe e bëri me Olise, lojtari që po bie në sy në sezonin e parë në Bundesliga dhe që u ble në Premier League. Ai finalizoi një kundërsulm të bukur dhe pse VAR iu deshën pak minuta që të akordonte për pozicion ose jo të rregullt.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Stuttgart bëri dy gabime fatale në mbrojtje duke i dhënë fillimisht shansin Goretzka të shënojë golin e 2-1 dhe më pas Koman, i hedhur në fushë në pjesën e dytë, të trefishonte, duke vendosur edhe një “tullë” më shumë drejt ndërtimit të sezonit triumfues në Bundesliga.
The post BAYERN MUNICH likuidon edhe Stuttgart, skuadra e Kompany tani fokusohet te Champions (VIDEO) appeared first on Telesport.
