Te Bayern Munich janë shumë të kënaqur me Nicolas Jackson, sulmuesin e huazuar nga Chelsea në ditën e fundit të merkatos. Mediat gjermane raportojnë se drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë nevojë të presin deri në fund të sezonit, pasi kanë vendosur që tani për fatin e 24-vjeçarit.

Bayern Munich do të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin senegalez për shifrën 65 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë mes dy klubeve në ditën e fundit të merkatos së verës.

Jackson është përshtatur shumë mirë me pjesën tjetër të ekipit dhe ka fituar menjëherë besimin e trajnerit Vincent Kompany. Vetë sulmuesi po ashtu ka shprehur dëshirën për të qëndruar përfundimisht te Bayern.

The post Bayern nuk pret deri në fund të sezonit, vendos që tani për fatin e Nicolas Jackson appeared first on Telesport.