Bayern Munich po përgatitet për një revolucion të rëndësishëm të skuadrës gjatë merkatos së ardhshme të verës, me të paktën gjashtë lojtarë që do të largohen nga klubi. Lajmin e raporton “Sport Bild”.
Mes largimeve janë sulmuesit e krahut Serge Gnabry dhe Kingsley Coman, të dy të talentuar, por shpesh të frenuar nga lëndimet dhe autorë të një sezoni të karakterizuar nga performanca të paqëndrueshme dhe mungesë vazhdimësie.
Joao Palhinha, i cili erdhi verën e kaluar nga Fulham për një tarifë të konsiderueshme prej 51 milionë eurosh, nuk ishte në gjendje të fitonte një vend të rregullt titular. Ndaj është përshirë në listën e lojtarëve që largohen.
Këtyre lojtarëve do t’u bashkohen Raphael Guerreiro, Bryan Zaragoza dhe Mathys Tel, ky i fundit aktualisht i huazuar në Osasuna dhe Tottenham. Një situatë krejt tjetër për Leon Goretzka, kontrata e të cilit është deri në vitin 2026.
Mesfushori gjerman, pasi rifitoi një vend në njëmbëdhjetëshen me paraqitje bindëse, jo vetëm mund të qëndronte te Bayern, por edhe të diskutonte për një zgjatje të kontratës.
The post Bayern përgatitet për revolucion në verë, 6 lojtarë me “valixhet” gati, ja emrat appeared first on Telesport.
