BDI akuzon Qeverinë se ka ridestinuar 6 milionë euro, të siguruara për ndërtimin dhe zgjerimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” në Vizbeg.
Bekim Rexhepi nga kjo parti tha se projekti ishte përgatitur dhe fondet ishin siguruar gjatë qeverisjes BDI-LSDM, por Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN i ka orientuar paratë për një projekt tjetër.
“Çfarë kuptimi ka autostrada drejt Bllacës, nëse rruga që duhet ta lidhë atë me Shkupin mbetet në gjendjen aktuale, me ngushtica, kolona dhe kaos të përditshëm? Nuk mund të ndërtohet autostrada drejt Bllacës dhe, në të njëjtën kohë, të hiqen paratë nga rruga që duhet ta lidhë atë me Shkupin”, tha Bekim Rexhepi nga BDI.
Për të njëjtën temë në seancën e këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltari i AKI-së Abdylselam Selami pyeti kryetarin e Qytetit të Shkupit.
“Mjetet të cilat u ndanë nga qeveria që para 2 viteve te cilat kryetarja e mëparshme nuk i shfrytëzoi ndërsa kishte edhe projekt edhe gjithçka, kishit pyetja edhe nga ana ime dhe përgjigjen e morra në fakt nuk e morra drejtpërdrejtë por shoh që në ribalnacin e buxhetit është vendosur si pikë për ndarjen e mjeteve që ishin të dedikuara për Bulevarin Hasan Prishtina dhe Sllovenska të jenë të destinuara në bulevardin jugor dhe projekte të tjera”, u shpreh Abdulselam Selami – këshilltar i AKI-së.
Kryetari qytetit të Shkupit Orce Gjeorgjiveski u përgjigj duke thënë se gjatë fushatës së tij ai nuk e ka premtuar realizim e këtij projekti, madje tha se në atë projekt të premtuar nga dikush tjetër ka shumë gabime.
ORCE GJEORGJIEVSKI- KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT -(4:41:59-4:42:58)
“Të ta tregojmë projektin që po planifikohej ne te kaluarën për Hasan Prishtinën për te cilin ishin ndarë një pjesë e mjeteve nga qeveria por edhe dyfishin e asaj duhej ne t’i siguronim si qytet i Shkupit por duke pasur parasysh se eksplorimi a e di edhe vete si është atje dhe sa objekte ka nuk ishte as në diskutim në te kaluarën. Pra para zgjedhjeve i kujtohet dikujt, tregon përralla në publik as nuk ka përgatiti eksplorimin as nuk është interesuar të shoh se deri ku është procedura dhe hajde do ta bëjmë. Unë në programin tim parazgjedhor nuk e kam premtuar Hasan Prishtinën, por ja them publikisht: do ta realizoj”, potencoi Orce Gjorgjievski.
Për momentin Qyteti i Shkupit është fokusuar te nyja e Mumin Potokut. Ky segment është paralajmëruar se do të përfundojë deri në Vitin e Ri.
