Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, Kongresi i ditës së djeshme dëshmoi pjekurinë e lartë politike të kësaj organizate. Nga BDI thonë se në kongresin e djeshëm janë miratuar ndryshime thelbësore, si në aspektin strukturor dhe kadrovik, ashtu edhe në aktet themelore të partisë.
Kryesia e re e Këshillit të Përgjithshëm përbëhet nga:
Bujar Osmani – Nënkryetar
Faton Ahmeti – Nënkryetar
Arta Bilalli-Zendeli – Nënkryetare
Arbana Pasholli – Nënkryetare
Erkan Arifi – Nënkryetar
Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm
Nebi Rexhepi – Sekretar Organizativ
Arbëresha Vlashi – Sekretare për Mundësi të Barabarta
Në Këshillin e ri të Përgjithshëm të partisë u larguan anëtarët e mëparshëm, Blerim Bexheti, i cili më herët ishte sekretar organizativ, si dhe anëtarët e tjerë si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Adurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, të cilët u zëvendësuan me anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm:
Ilir Hasani, Admir Miftari, Ajshe Osmani, Albert Tairi, Ardita Dani, Artan Bushi, Bajram Rexhepi, Besnik Rameti, Ejup Abazi, Faton Aliti, Gent Lika, Imran Zhupani, Isamedin Azizi, Jetmir Ziberi, Jeton Shaqiri, Liridona Beqiri, Lulzime Ballazhi, Mirsad Ibrahimi, Muharem Xhezairi, Nafi Durmishi, Ridvan Ibrahimi, Rina Ajdari, Shkodrane Dardhishta, Xhemil Qamili, Ylldrita Seferi-Salihi.
Nga BDI njoftuan se ditët në vijim, në mbledhjet që do të mbahen në selinë e partisë, pritet të konsolidohet edhe Këshilli Kombëtar, ku do të shihet nëse ndonjë nga figurat e vjetra të kësaj partie, të cilat dje u larguan nga anëtarësia e Këshillit të Përgjithshëm, do të jenë pjesë e këtyre organeve.
