Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 si një nga vlerësimet më negative për Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar Qeverinë për ngecje në reforma dhe largim nga integrimi evropian.
Sipas BDI-së, shqetësim i veçantë është fakti që raporti evidenton problemet me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë e adekuat.
Partia kritikon shfuqizimin e Balancuesit dhe mungesën e një mekanizmi të ri për përfaqësim. BDI-ja thekson se mungesë progresi ka edhe në luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe shëndetësinë. Ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi po avancojnë drejt BE-së, Maqedonia e Veriut mbetet pa hapur klasterin e parë. Në reagim, BDI kërkon ndryshim të menjëhershëm të kursit qeverisës.
