BDI ka zyrtarizuar kandidaturën e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune.

Nga BDI thonë se me këtë kandidaturë synon një Bërvenicë më të zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës. Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetarë. Bashkë, me mbështetjen e qytetarëve, do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën. Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre. Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thonë nga BDI.