Ambasadori francez në Shkup, Kristof le Rigoler, tha se aktualisht është periudha kur Bashkimi Evropian po tregon gatishmëri të shtuar për zgjerim dhe se Franca ofron mbështetje për reformat në Maqedoninë e Veriut. Por sipas tij, hapja e klasterëve në procesin e negociatave të vendit me BE-në është e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese.
“Do të filloja me klasterin për vlerat fundamentale, sepse pikërisht ai klaster do të jetë i pari që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet…Punët përparojnë dhe ideja është që shteti të jetë i përgatitur ta hap atë klaster, pasi të përfundojë etapa qendrore dhe më e rëndësishme, që janë ndryshimet kushtetuese, ashtu siç është parashikuar në kornizën negociuese të miratuar në vitin 2022,” tha Kristof le Rigoler, ambasador i Francës në Shkup.
The post BE gati për zgjerim, Franca mbështet Shkupin – hapja e negociatave varet nga ndryshimet kushtetuese appeared first on Alsat.
