Sulmet ushtarake Amerikane ndaj Venezuelës sollën reagimet e dhjetëra shteteve ku disa prej tyre dënuan këtë lëvizje të Washingtonin zyrtar dhe të tjerë kërkuan që të mos ketë përshkallëzim të tensioneve. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për punë të jashtme Kaja Kallas deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio si dhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Karakas.

Kallas tha se Brukseli po monitoron nga afër situatën në Venezuelë ndërsa shtoi se Unioni 27 anëtarësh e kishte theksuar prej kohës se Maduros I mungonte legjitimiteti. Kallas bëri thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit.

Ministria e Jashtme Ruse dënoi sulmin duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin kryer një akt agresioni kundër Venezuelës. Sipas Moskës lëvizjet e Washingtonit ishin thellësish shqetësuese ndërsa shtoi se pretekstet e përdorura nga Amerika për të kryer sulmet ishin të pabaza. Në deklaratën e saj Ministria e Jashtme Ruse beri thirrje qe Venezueles ti garantohet e drejta për te përcaktuar fatin e saj pa ndërhyrje te jashtme, duke përfshirë edhe ndërhyrjet shkatërruese ushtarake.

Udhëheqësi Suprem I Iranit Ayatollah Ali Khamenei lëshoi një deklarate kundër Shteteve te Bashkuara te Amerikës duke shkruar se Venezuela nuk duhet te dorezohet dhe duhet te nxjerre gjoksin e Rezistencës perballe Shteteve te Bashkuara qe kërkojnë te imponojnë me force një qeveri te kontrolluar prej tyre në këtë Shtet.

Presidenti I Kolumbise Gustavo Petro I cili është kthyer ne një armik te administratës se Donald Trump shkroi ne X se vendi I tij dënon sulmin Amerikan ndërsa riafirmon angazhimin e saj te pakushtëzuar ndaj parimeve te përcaktuara ne Kartën e OKB, veçanërisht ne lidhje me respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial te Venezuelës. Ne mesin e vendeve te cilat reaguan ku disa prej tyre dënuan sulmin dhe të tjerë kërkuan ulje te Tensioneve, pati edhe nga ato Shtete qe u ofruan ne rolin e Negociatorëve. Ministria e Jashtme e Spanjës beri thirrje për ulje te tensioneve ndërsa shtoi se Madriti zyrtar ishte I gatshëm te ofrohej si negociator mes palëve për te arritur një zgjidhje paqësore mbi krizën aktuale.

Ne mesin e Shteteve qe Denuan Sulmet Amerikane ne Venezuele ishe edhe Kili me presidentin e këtij Shteti qe I konsideroi të papranueshme sulmet ushtarake ndaj një vendi Sovran dhe te pavarur.

The post BE: Tranzicion paqësor në Karakas/ Kallas: Maduros i mungonte legjitimiteti appeared first on Alsat.