Pasioni i Zlatan Ibrahimovic për artet marciale nuk është sigurisht një lajm i madh siç tregohet nga rripi i tij i zi që ai ka në sportin e taekwondo. Por, një lajm i bujshëm vjen nga Anglia në lidhje me një interesim të papritur për boksin nga ish-sulmuesi i Milan.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, 43-vjeçari suedez po mendon për një hyrje të mundshme në botën boksit, kategoria Misfits.

Mësohet se Ibrahimovic ka bërë tashmë konsideratat e tij përkatëse dhe ka testuar ujërat. Më konkretisht me Mams Taylor, bosin e Misfits Boxing, për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të hyrë në ring në të ardhmen.

Unë u përpoqa ta bind Zlatanin dhe ai mund të luftojë” – deklaroi vetë Taylor për SunSport, duke konfirmuar thashethemet. – “Unë jam një mik i mirë i menaxherit të tij dhe të tre folëm përmes FaceTime“.

The post Befason Ibrahimovic, po merr në konsideratë idenë për të nisur një aventurë të re në boks appeared first on Telesport.