Deputeti i PDK-së, Artan Behrami abuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin për “anti-amerikanizëm të hapur”, teksa shtoi se retorika e Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është “skandaloze” të thuhet se Shtetet e Bashkuara janë kundër sovranitetit dhe demokracisë në Kosovë, ndërsa kujtoi kontributin shumëvjeçar të Uashingtonit në ngritjen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
“Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!”, ka shkruar ndër të tjera Behrami, në një reagim ndaj komenteve të Albin Kurtit lidhur me Shtetet e Bashkuara.
Për pasojat politike, deputeti i PDK-së e cilëson Kurtin si “pengesën kryesore” për Kosovën në këtë moment, duke argumentuar se interesat amerikane dhe ato të Kosovës “nuk kanë qenë kurrë në kundërshtim”, ndërsa qasja aktuale e Kurtit, sipas tij, i shërben veçse agjendës së përçarjes.