Përfaqësuesi i VV në Maqedoninë e Veriut, pjesë e VLEN, Bekim Qoku pas mbarimit të mbledhjes së liderëve të këtij koalicioni, ka dalë me deklaratë para mediave, transmeton TV21.

Tha se në mbledhjen e cila “ishte miqësore”, u diskutua për zgjedhjet lokale.

Ai vlerëson se VLEN duhet të shkojë me lista dhe kandidatë të përbashkët.

“Ende diskutojmë detajet, por mendoj se VLEN duhet të shkojë bashkë edhe me lista edhe me kandidatë të përbashkët”, tha Qoku.