Belgjika ka barazuar në transfertë 1-1 ndaj Kazakhstan, në sfidën kualifikuese të luajtur në “Astana Arena”. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me 17-vjeçarin, Dastan Satpaev, i cili apsi ëprfitoi nga një top i humbur nga mbrojtësi Arthur Theate, bën vetë gjithçka mirë dhe dërgon topin në rrjetë.

Barazimi për belgët do të vinte në fillim të pjesës së dytë, ku Hans Vanaken do të shënonte me kokë, pas krosimit të Timothy Castagne.

Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Islam Chesnokov la fushën e lojës, për shkak të një faulli të rrezikshëm ndaj kundërshtarit, që i kushtoi kartonin e kuq. Rezultati final 1-1.

Belgjika kryeson grupin me 15 pikë dhe ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Liechtenstein dhe i duhet fitorja për të siguruar zyrtarisht biletën për Botërorin 2026.

SHIKOGOLAT

The post Belgjika ngec ndaj Kazakhstanit dhe shtyn kualifikimin për ndeshjen e fundit (video) appeared first on Telesport.