Real Madrid e ka nisur direkt me gol pjesën e dytë ndaj Leganes, në sfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Pas një aksioni të gjatë dhe dy tentativave të dështuara, Bellingham gjendej në kohën dhe vendin e duhur, anglezi dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh 1-2 për Leganes, edhe pse madrilenët shënuan të parët. Pas një topi të bukur të marrë nga Bellingham, Arda Guler pengohet brenda zone, arbitri akordon penallti, minuta e 32-të.

Kylian Mbappe e ekzekuton në mënyrë perfekte “panenka-n” dhe kalon Realin në avantazh, por festa e madrilenëve zgjat shumë pak, pasi miqtë barazuan për 1 minutë shifrat.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Leganes barazon shifrat me Diego Garcia. Miqtë nuk u mjaftuan vetëm me barazimin, në minutën e 4o gjetën dhe golin e avantazhit me Dani Raba. SHIKOGOLAT

The post Bellinghaaam! Reali e nis direkt me gol pjesën e dytë, barazon shifrat ndaj Leganes (video) appeared first on Telesport.