Shpërthim i Carlo Ancelottit në konferencën për shtyp për përjashtimin e Bellinghamit në minutën e 39-të të ndeshjes kundër Osasuna.
Në fakt, sipas trajnerit dhe lojtarëve të Real Madridit, vendimi i arbitrit është bazuar në një ngatërresë dhe keqkuptim nga ana e drejtorit të ndeshjes.
“Të gjithë e panë atë që ndodhi në 3 ndeshjet e fundit. Preferoj të mos komentoj: nëse do ta bëja, nuk do të isha në stol për ndeshjen e radhës. A duhet të flas me Bellingham? Jo, mendoj se duhet të flas me Munuera Montero, gjyqtarin e ndeshjes, qe keqkuptoi nje fjale te lojtarit nga “mos bej shaka” me nje “ik pirdhu” sepse ndryshon nga anglishtja nje spanjisht kuptimi.
Edhe Modric nuk bie dakord: “I thashe arbitrit se nuk e shau, nuk e kishte fare me ate. Bellingham e kishte me faullin e pavershellyer brenda zone”.
Ancelotti me pas ka vazhduar: “Isha i frustruar sepse ata duhet të kishin rishikuar topin e prekur me dorë nga Osasuna brenda zone, por VAR-i nuk ishte aktiv. Ata e ndezen më vonë (për penalltinë e Osasuna).
Bellingham me pas ka dale te kerkoje falje. Nga audio e Movistar del qe i ka thene arbitrit “po te drejtohem me respekt, fuck off”. Anglezi kerkoi falje ndaj ekipit: “I kerkoj ndjese shokëve, ishte keqkuptim i arbtitrit. Nuk e kisha me ate por me veten time ate fjali te fundit”.
The post Bellingham shpjegon çfarë ndodhi, Ancelotti i tërbuar: “VAR ndizet kur duhet…” appeared first on Telesport.
